Vajzat në Shqipëri janë viktimat kryesore të incidenteve online

Raportin Kombëtar për Sigurinë në Internet për periudhën Janar-Dhjetor 2024 tregon se vajzat vijojnë të mbeten viktimat kryesore të incidenteve në hapësirën kibernetike. Raporti tregon se 62 përqind e viktimave në internet janë vajza, ndërkohë që shantazhet dhe kërcënimet online këtë vit përbëjnë incidentin kryesor të ndeshur nga fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri.

 

Tiranë, 13 Shkurt 2025 – Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri publikoi sot të dhënat e saj mbi sigurinë në hapësirën dixhitale, me fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë. Raporti u bë public në kuadër të Forumit të 10-të Kombëtar: Së Bashku kundër Bullizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes në Hapësirën Kibernetike, i cili organzohet çdo vit në Shqipëri në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Interntit të Sigurt.

Sipas të dhënave të Raportit, pranë platformës iSIGURT.al janë bërë 407 denoncime të incidenteve të ndeshura online gjatë vitit 2024, ku vihet re një rritje me 66.8% e raportimeve krahasuar me vitin e kaluar. Numrin më të lartë të raportimeve e mban Tirana me 196 incidente të raportuara, që përbëjnë 48% të rasteve, të ndjekura nga Durrësi, Kukësi etj.

Në aspektin gjinor, Raporti vijon të çojë shqetësimin se vajzat vijojnë të mbeten viktimat kryesore të incidenteve online dhe të njëjtën kohë edhe raportueset kryesore të ngjarjeve të rënda të dhunës dhe shfrytëzimit në hapësirën dixhitale.

Rreth 62% e të gjitha incidenteve të raportuara në iSIGURT.al janë bërë nga vajzat, ndërsa rreth 34% nga djemtë. Në 4% të rasteve raportuesi ka preferuar të mos e identifikojë gjininë e tij/saj.

Në pjesën më të madhe të incidenteve, viktimat kryesisht janë vajzat në 47% të rasteve të analizuara (në 193 raste). Grupet e fëmijëve mbajnë vendin e dytë me 15% të rasteve, ndërsa djemtë dhe të rriturit zënë rreth 12% të tyre.

TikTok edhe këtë vit vijon të kryesojë listën e platformave më të raportuara për incidentet në hapësirën dixhitale nga fëmijët dhe të rinjtë, me 209 raste, i ndjekur nga Facebook dhe Instagram me 118 raste, ndërkohë që Telegram paraqitet me 8 incidente të raportuara.

Raporti tregon se grup-mosha e raportuesve vijon të udhëhiqet nga adoleshentët e moshës 15-18 vjeç (43%), të ndjekur nga ata të grup-moshave 19-24 vjeç (19%) dhe 25-30 vjeç (15%).

Klasifikimi i incidenteve të raportuara tek iSIGURT.al, tregon se përndjekja, kërcënimet dhe shantazhi përbëjnë rrezikun kryesor në hapësirën dixhitale për fëmijët dhe të rinjtë, me 177 raste (25% të totalit të incidenteve); bullizmi dhe gjuha e urrejtjes renditen të dytat për këtë vit, me rreth 40% të rasteve në total.

Raporti rekomandon forciminm e kuadrit ligjor për mbrojtjen kibernetike, i cili do të kishte një impakt pozitiv në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe rritjes së ndërgjegjësimit të tyre dhe të prindërve për rreziqet në hapësirën dixhitale.

Për më shumë info për raportin dhe të dhënat e tij, kontaktoni:

 

iSIGURT.al  – Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri

E-mail: isigurt@crca.al

Shpërndaje:

Artikuj të tjerë

Fushata Aktuale

11 Shkurt 2025

Zbuloni më shumë dhe përfshihuni

Bëhu pjesë e Fushatës Kombëtare: Së bashku për një internet më të sigurt për fëmijët!

Deklarata e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave

Duke bërë një raportim në platformën iSIGURT.al – Qendra për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Internetit të Sigurt, ju pranoni dhe bini dakord me rregullat tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
 
Mbrojtja e të Dhënave Tuaja
1.Konfidencialiteti – Të gjitha informacionet që dorëzoni trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë.
2.Përdorimi i të Dhënave – Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për trajtimin e raportimit tuaj dhe për përmirësimin e sigurisë në internet.
3.Mosndarja e të Dhënave – Informacioni juaj nuk do të ndahet me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
4.Ruajtja e të Dhënave – Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.
 
Pajisja me Pëlqimin Tuaj
 
Duke bërë një raportim, ju konfirmoni se:
✅ Keni lexuar dhe kuptuar këtë deklaratë të privatësisë.
✅ Jeni dakord që iSIGURT.al të përpunojë të dhënat tuaja në përputhje me rregullat e sigurisë dhe privatësisë.
✅ Jeni të vetëdijshëm se mund të kërkoni fshirjen ose ndryshimin e të dhënave tuaja në çdo kohë duke kontaktuar qendrën tonë.
 
iSIGURT.al është këtu për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë tuaj në internet.
 
Nëse keni pyetje ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni!