Kuvendi dhe iSIGURT së bashku për mbrojtjen e fëmijëve, vajzave e grave në hapësirën kibernetike.

Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” i Kuvendit të Shqipërisë dhe iSIGURT.al organizuan së bashku sot në mëngjes një seancë të hapur dëgjimore kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe grave në hapësirën kibernetike. Pjesë e seancës u bënë përfaqësuesit e ministrive kryesore dhe institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike, deputetë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë […]