Shqipëria dhe Kosova hapin së bashku Ditën e Internetit të Sigurt

Për herë të parë Dita Ndërkombëtare për Internet të Sigurt organizohet e përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Në Shqipëri fushata fokusohet tek bullizmi dhe urrejtja në hapësirën dixhitale, si dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa në Kosovë tek mbrojtja e fëmijëve në internet, duke sjellë së bashku institucionet dhe organizatat më të rëndësishme të […]

Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt

Dita e Internetit të Sigurt hapi sot siparin e aktiviteteve të saj avokuese dhe ndërgjegjësuese me një seri aktivitetesh anembanë Shqipërisë. Në mëngjes një pjesë e shkollave organizuan që në orën e parë në hapje të mësimit një orë ndërgjegjësuese për rreziqet me të cilat fëmijët dhe adoleshentët përballen online dhe mjetet e mënyrat sesi […]

Deklarata e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave

Duke bërë një raportim në platformën iSIGURT.al – Qendra për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Internetit të Sigurt, ju pranoni dhe bini dakord me rregullat tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
 
Mbrojtja e të Dhënave Tuaja
1.Konfidencialiteti – Të gjitha informacionet që dorëzoni trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë.
2.Përdorimi i të Dhënave – Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për trajtimin e raportimit tuaj dhe për përmirësimin e sigurisë në internet.
3.Mosndarja e të Dhënave – Informacioni juaj nuk do të ndahet me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
4.Ruajtja e të Dhënave – Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.
 
Pajisja me Pëlqimin Tuaj
 
Duke bërë një raportim, ju konfirmoni se:
✅ Keni lexuar dhe kuptuar këtë deklaratë të privatësisë.
✅ Jeni dakord që iSIGURT.al të përpunojë të dhënat tuaja në përputhje me rregullat e sigurisë dhe privatësisë.
✅ Jeni të vetëdijshëm se mund të kërkoni fshirjen ose ndryshimin e të dhënave tuaja në çdo kohë duke kontaktuar qendrën tonë.
 
iSIGURT.al është këtu për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë tuaj në internet.
 
Nëse keni pyetje ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni!