Deklaratë e Përbashkët: Për themelimin e Rrjetit të Qendrave të Internetit të Sigurt për Fëmijët në Ballkanin Perëndimor
Ne, palët e nënshkruara, duke pranuar nevojën urgjente për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë në Ballkanin Perëndimor nga rreziqet dhe kërcënimet online, jemi të lumtur të njoftojmë ngritjen eRrjetit të Ballkanit Perëndimor të Qendrave të Sigurisë së Fëmijëve në Internet (WB-SIC Network). Rrjeti bashkon qendrat tashmë të mirë-themeluara të Internetit të Sigurt në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe partnerë të angazhuar aktivisht në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në mjedisin dixhital.
Ndërsa teknologjia dixhitale po luan një rol integral në rritje në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohen rreziqet që ata ndeshin në hapësirën online. Këto rreziqe përfshijnë ekspozimin ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, bullizmin kibernetik, exploitation, dhe shkelje të privatësisë. Vetëm në vitin 2023, në Ballkanin Perëndimor u gjeneruan më shumë se 80 mijë raporte që përmbanin materiale të abuzimit seksual të fëmijëve, një rritje gjashtëfish nëse krahasohet me periudhën para-Covid. Qendrat tona së bashku kanë kontribuar në heqjen e më shumë se 80% të përmbajtjes së tillë. Në përgjigje të këtyre sfidave, rrjeti WB-SIC ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin midis palëve të interesuara institucionale, sociale dhe të industrisë për të nxitur sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në botën dixhitale, edukimin dhe ngritjen e kapaciteteve të prindërve dhe profesionistëve, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dixhitalë – publikut të gjerë.
Nëpërmjet rrjetit WB-SIC, ne zotohemi të:
- Mbështetje për viktimat online: Rrjeti do të punojë për krijimin dhe zgjerimin më tej të sistemeve të mbështetjes për fëmijët që janë viktima të shfrytëzimit dhe dhunës online, duke përfshirë mekanizma të aksesueshëm të raportimit, këshillimit dhe ndihmës ligjore.
- Parandalimi i ONSEA, sensibilizim dhe edukim: Rritja e ndërgjegjësimit të publikut rreth rreziqeve me të cilat përballen fëmijët online (si psh. dhuna seksuale në internet – ONSEA) dhe promovimi i programeve të shkrim-leximit dixhital për fëmijët, prindërit, edukatorët dhe kujdestarët.
- Përmirësimi i bashkëpunimit: Rrjeti do të lehtësojë bashkëpunimin ndërkufitar midis vendeve të Ballkanit Perëndimor për të siguruar standarde më të qëndrueshme dhe përpjekje më të koordinuara në adresimin e sigurisë dixhitale të fëmijëve dhe të rinjve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e WB me rrjetet ndërkombëtare.
- Forcimi i Kornizave Ligjore dhe atyre Rregullatore: Ne do të punojmë në drejtim të zhvillimit dhe forcimit të mekanizmave ligjorë dhe rregullatorë për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga dhuna seksuale online, si dhe çdo lloj dëmtimi që mund t’i bëhet online, duke respektuar të drejtat e njeriut, privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
- Bashkëpunimi me Industrinë: Ne do të angazhohemi me ofruesit e shërbimeve të internetit, platformat e mediave sociale dhe kompanitë e teknologjisë për t’u siguruar që ata do të marrin përgjegjësitë e tyre për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga rreziqet në internet, duke ju përmbajtur praktikave më të mira për sigurinë dhe mbrojtjen online.
- Avokati për zbatimin e Acquis të BE-së dhe standardeve ndërkombëtare: Të gjitha vendet tona janë në faza të ndryshme të integrimit në BE. Ne do të punojmë për të harmonizuar legjislacionin tonë të brendshëm me Acquis të BE-së dhe normat e tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për të garantuar që siguria e fëmijëve dhe të rinjve në mjedisin dixhital të jetë prioritet për të gjithë rajonin dhe ligjet e politikat të jenë në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
Rrjeti WB-SIC do të operojë sipas parimeve bazë të mëposhtme:
- Qasja e përqëndruar tek fëmijët dhe të rinjtë: Çdo veprim dhe nismë e Rrjetit do të prioritizojë të drejtat, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.
- Pjesëmarrja e fëmijëve dhe e të rinjve: Hapësira dixhitale nuk duhet të formësohet dhe drejtohet vetëm nga të rriturit. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të kontribuojnë fuqishëm që të formësojnë hapësirën dixhitale bazuar në nevojat dhe pritjet e tyre, duke përfshirë “Të sigurtë që në fillim” në çdo produkt dixhital ku kanë akses fëmijët dhe të rinjtë.
- Bashkëpunim dhe Partneritet: Duke punuar së bashku me qeveritë, autoritetet, shoqërinë civile, sektorin privat dhe organizatat ndërkombëtare, ne synojmë të krijojmë një qasje gjithëpërfshirëse, për sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në internet.
- Inovacioni dhe përshtatshmëria: Ne angazhohemi për të përdorur zgjidhje novatore dhe të përshtatura me strategjitë tona në përgjigje të peizazhit dixhital në zhvillim.
Ndërsa ne fillojmë zbatimin e kësaj nisme të rëndësishme, u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve dhe partnerëve që të bashkohen me ne në misionin tonë për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë në Ballkanin Perëndimor nga dhuna, shfrytëzimi dhe çdo dëm tjetër në hapësirën dixhitale. Së bashku, ne mund të kemi një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në jetën e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë duke krijuar një mjedis dixhital më të sigurt për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Nënshkruesit:
- Altin HAZIZAJ – Safe Internet Centre Kosovo / iSIGURT.al
- Belioza ÇOKU – Albanian Child Helpline / ALO116.al
- Amela EFENDIĆ – SIC Bosnia and Herzegovina, IFS-EMMAUS / sigurnodijete.ba
- Borjana DINE – Safe Internet Centre Albania / iSIGURT-KOSOVA.org
- Marija ANDJELKOVIĆ – ASTRA Serbia / astra.rs
- Dragi ZMIJANAC – First Children’s Embassy in the World, MEGJASHI Republic of Macedonia, N. Macedonia / childrensembassy.org.mk
- Ena GRBOVIĆ – Center for Missing and Exploited Children, Montenegro / ena.g@ucg.ac.me
- Tomislav RAMLJAK – Center for Missing and Exploited Children, Bosnia and Herzegovina / cnzd.ba