Misioni & Vizioni

MISIONI DHE VIZIONI I PLATFORMËS KOMBËTARE PËR INTERNETIN E SIGURTË NË SHQIPËRI

iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, ka si mision kryesor të saj mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës online, si dhe raportimin e gjuhës së urrejtjes në internet. iSIGURT.al, një shërbim kombëtar i ofruar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, punon që nga viti 2015 për internet të sigurt në Shqipëri, me fokus kryesor raportimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe krimeve ndaj qytetarëve me bazë gjuhën e urrejtjes. Platforma Kombëtare për Internetin e Sigurtë është një hapësirë e dedikuar, e cila shërben si një burim unik informacioni, manualesh, udhëzuesish në lidhje me internetin e sigurt.

Platforma funksionon edhe si Linjë Kombëtare për Sigurinë në Internet të Fëmijëve, me qëllim raportimin e menjëhershëm të të gjithë incidenteve me natyrë të dhunës seksuale, dhunës ekstreme, bullizmit etj., që fëmijët dhe të rinjtë ndeshin gjatë përdorimit të internetit, si dhe gjuhës apo krimeve të urretjes që ndodhin online ndaj kujto, fëmijë apo të rritur.  Nga ana tjetër ajo është një hapësirë informimi për prindërit, mësuesit, profesionistet dhe këdo që punon me/për fëmijët për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi online, apo për eleminimin e gjuhës së urrejtjes.  

Misioni i Platformës Kombëtare për Internetin e Sigurtë në Shqipëri është të fuqizojë fëmijët, prindërit, mësuesit, median, institucionet, industrinë e internetit, si dhe të gjithë qytetarët, që të përdorin internetin dhe mënyrat e tjera të komunikimit teknologjik pozitivisht, të sigurtë dhe në mënyrë efektive, duke mbrojtur më të pambrojturit. Platforma synon të nxisë raportimin e faqeve të paligjshme apo me përmbajtje të papërshtatshme.

Platforma ka në qëndër të vëmëndjes së saj përgjegjësinë e përbashkët për mbrotjen e të drejtave dhe nevojave të fëmijëve online nga institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, mësuesit, prindërit, media dhe nga industria e komunikimit teknologjik. Platforma së bashku me partnerët e saj punon për të ndarë praktikat dhe modelet pozitive në lidhje me sigurine online. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet të rriten standartet e sigurisë së internetit në Shqipëri.

Platforma ka dy rubrika të dedikuara RAPORTO!. Ajo udhëhiqet nga standardet më të larta profesionale dhe të besueshme për publikun për të lejuar raportimin anonim dhe konfidencial të përmbajtjes së papërshtatshme dhe të paligjshme të materialeve dhe aktiviteteve të hasura në internet, në media, në programe televizive etj. Rubrika RAPORTO funksionon:

  • Duke marrë dhe analizuar ankesa nga fëmijët, prindërit, mësuesit, qytetarwt, profesionistët apo çdo person tjetër i interesuar për të raportuar çdo formë të dhunës seksuale ndaj fëmijëve (imazhe / video / chat etj.), rapote te bullizmit online apo dhunës ekstreme ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve
  • Duke marrë raportime nga kushdo mbi gjuhën dhe krimet e urrejtjes online dhe në media në tërësi, qofshin këto në programe televizive, media online, platforma lajmesh apo rrjete sociale;
  • Duke i informuar dhe ndvrgjegjësuar viktimat që të punojnë me agjensitë e zbatimit të ligjit dhe institucionet e tjera për të bërë të mundur gjetjen e shkelësve të ligjit dhe vendosjen e tyre para drejtësisë;
  • Duke punuar me agjensitë e zbatimit të ligjit, median, qytetarë, institucionet dhe shoqërinë civile, për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve, prindërve, mësuesve, punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve, Agjensinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale etj për të rritur sigurinë në internet për këdo, me fokus e kujdes të vecantë fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, gratë etj. 

Ambasadorët tanë

Deklarata e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave

Duke bërë një raportim në platformën iSIGURT.al – Qendra për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Internetit të Sigurt, ju pranoni dhe bini dakord me rregullat tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
 
Mbrojtja e të Dhënave Tuaja
1.Konfidencialiteti – Të gjitha informacionet që dorëzoni trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë.
2.Përdorimi i të Dhënave – Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për trajtimin e raportimit tuaj dhe për përmirësimin e sigurisë në internet.
3.Mosndarja e të Dhënave – Informacioni juaj nuk do të ndahet me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
4.Ruajtja e të Dhënave – Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.
 
Pajisja me Pëlqimin Tuaj
 
Duke bërë një raportim, ju konfirmoni se:
✅ Keni lexuar dhe kuptuar këtë deklaratë të privatësisë.
✅ Jeni dakord që iSIGURT.al të përpunojë të dhënat tuaja në përputhje me rregullat e sigurisë dhe privatësisë.
✅ Jeni të vetëdijshëm se mund të kërkoni fshirjen ose ndryshimin e të dhënave tuaja në çdo kohë duke kontaktuar qendrën tonë.
 
iSIGURT.al është këtu për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë tuaj në internet.
 
Nëse keni pyetje ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni!