Kodi i Politikave të iSigurt

Kodi i Praktikës në iSIGURT.al

iSIGURT.al ofron një shërbim jetik, pjesë e një ekosistemi të gjerë kombëtar, për të luftuar dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, që përfshin Qeverinë, institucionet ligj-zbatuese, shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, OJQ-të e fëmijëve, sistemin gjyqësor dhe ofruesit e internetit etj.

Kodi i Praktikës përshkruan kuadrin bashkëpunues ndërmjet iSIGURT.al, ISP-ve, dhe Rrjetit Ndërkombëtar INHOPE, me qëllim të luftimit të përmbajtjes së paligjshme në internet, veçanërisht abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Ai gjithashtu përcakton kërkesat minimale për kompanitë pjesëmarrëse dhe detajon procedurën e njoftimit dhe heqjes së faqeve, si dhe rolet e përgjegjësitë.

Kodi gjithashtu detajon Praktikën e Përgjithshme që përfshin informacion në lidhje me ekspertizën dhe shërbimet mbështetëse të platformës. Fleksibiliteti në parimet e përcaktuara në këtë Kod kërkohet duke marrë parasysh natyrën me zhvillim të shpejtë të botës dixhitale dhe shërbimeve dixhitale, dhe për të adresuar praktikat, funksionet, shërbimet, dhe shumëllojshmërinë e raportimeve të palëve të interesuara.

Me anë të bashkëpunimit me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, iSIGURT.al  punon për të hequr materialet me pwrmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve që në burim, për të ndërprerë ciklin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet, për të parandaluar përsëritjen e viktimizimit të fëmijëve që kanë vuajtur nga dhuna / abuzimi seksual dhe për të mbështetur hetimet e institucioneve të zbatimit të ligjit .

Kodi i Praktikës bazuar në Protokollin e Sigurisë në Shqipëri përfshin:

  1. Dispozitat ligjore

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/03/Ligj_Nr.9887_dat%C3%AB_10.3.2008_i_ndryshuar.pdf

  1. E drejta për t’u ankuar

Çdokush që ka një ankesë në lidhje me punën tone është i inkurajuar që të kontaktojë me ne në çdo moment, duke na shkruar në adresën: crca@crca.al  ose duke na telefonuar në numrin 042265741

  1. Konfidencialiteti

Për çdo raportim të kryer dhe çdo e dhënë e raportuesit trajtohet dhe mbahet në konfidencialitet të plotë nga analistët e Linjës Kombëtare të Internetit të Sigurt dhe INHOPE.

  1. Bashkëpunimi nëpërmjet Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt me Policinë e Shtetit

iSIGURT dhe Policia e shtetit bashkëpunojnë kurdo është e nevojshme në mbrojtje të fëmijëve. Në të tilla raste ne gjithnjë konsultohemi me raportuesin, duke i shpjeguar pse kjo gjë është e domosdoshme ose e nevojshme dhe hapat që ndërmerren rast pas rasti.

Si të përdorni sinjalin e dorës për të kërkuar ndihmë:

Ky sinjal është një mënyrë diskrete dhe universale për të kërkuar ndihmë në situata të rrezikshme apo emergjente, pa tërhequr shumë vëmendje.
 

 

  • Hapi i parë: Mbaj dorën lart me pëllëmbën të kthyer nga personi që do të të shohë (drejt kamerës, nëse është përmes një videoje).
    Trego gishtin e madh të dorës.

 

  • Hapi i dytë: Blloko gishtin e madh duke mbyllur katër gishtat e tjerë mbi të, duke formuar një grusht.
 

Ky sinjal është krijuar për të qenë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kuptuar. Nëse dikush e sheh këtë sinjal, është një shenjë që personi ka nevojë për ndihmë dhe mund të jetë në rrezik.

Për të gjithë: Nëse e shihni këtë sinjal, ofroni ndihmë në mënyrë diskrete dhe kontaktoni autoritetet nëse është e nevojshme.

Ambasadorët tanë

Deklarata e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave

Duke bërë një raportim në platformën iSIGURT.al – Qendra për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Internetit të Sigurt, ju pranoni dhe bini dakord me rregullat tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
 
Mbrojtja e të Dhënave Tuaja
1.Konfidencialiteti – Të gjitha informacionet që dorëzoni trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë.
2.Përdorimi i të Dhënave – Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për trajtimin e raportimit tuaj dhe për përmirësimin e sigurisë në internet.
3.Mosndarja e të Dhënave – Informacioni juaj nuk do të ndahet me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
4.Ruajtja e të Dhënave – Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.
 
Pajisja me Pëlqimin Tuaj
 
Duke bërë një raportim, ju konfirmoni se:
✅ Keni lexuar dhe kuptuar këtë deklaratë të privatësisë.
✅ Jeni dakord që iSIGURT.al të përpunojë të dhënat tuaja në përputhje me rregullat e sigurisë dhe privatësisë.
✅ Jeni të vetëdijshëm se mund të kërkoni fshirjen ose ndryshimin e të dhënave tuaja në çdo kohë duke kontaktuar qendrën tonë.
 
iSIGURT.al është këtu për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë tuaj në internet.
 
Nëse keni pyetje ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni!