iSIGURT.al

Linja Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët

iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, ka si mision kryesor të saj mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës online, si dhe raportimin e gjuhës së urrejtjes në internet. iSIGURT.al, një shërbim kombëtar i ofruar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, punon që nga viti 2015 për internet të sigurt në Shqipëri, me fokus kryesor raportimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe krimeve ndaj qytetarëve me bazë gjuhën e urrejtjes. Platforma Kombëtare për Internetin e Sigurtë është një hapësirë e dedikuar, e cila shërben si një burim unik informacioni, manualesh, udhëzuesish në lidhje me internetin e sigurt.

Platforma funksionon edhe si Linjë Kombëtare për Sigurinë në Internet të Fëmijëve, me qëllim raportimin e menjëhershëm të të gjithë incidenteve me natyrë të dhunës seksuale, dhunës ekstreme, bullizmit etj., që fëmijët dhe të rinjtë ndeshin gjatë përdorimit të internetit, si dhe gjuhës apo krimeve të urretjes që ndodhin online ndaj kujto, fëmijë apo të rritur.  Nga ana tjetër ajo është një hapësirë informimi për prindërit, mësuesit, profesionistet dhe këdo që punon me/për fëmijët për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi online, apo për eleminimin e gjuhës së urrejtjes.  

Misioni i Platformës Kombëtare për Internetin e Sigurtë në Shqipëri është të fuqizojë fëmijët, prindërit, mësuesit, median, institucionet, industrinë e internetit, si dhe të gjithë qytetarët, që të përdorin internetin dhe mënyrat e tjera të komunikimit teknologjik pozitivisht, të sigurtë dhe në mënyrë efektive, duke mbrojtur më të pambrojturit. Platforma synon të nxisë raportimin e faqeve të paligjshme apo me përmbajtje të papërshtatshme.

Si të përdorni sinjalin e dorës për të kërkuar ndihmë:

Ky sinjal është një mënyrë diskrete dhe universale për të kërkuar ndihmë në situata të rrezikshme apo emergjente, pa tërhequr shumë vëmendje.
 

 

  • Hapi i parë: Mbaj dorën lart me pëllëmbën të kthyer nga personi që do të të shohë (drejt kamerës, nëse është përmes një videoje).
    Trego gishtin e madh të dorës.

 

  • Hapi i dytë: Blloko gishtin e madh duke mbyllur katër gishtat e tjerë mbi të, duke formuar një grusht.
 

Ky sinjal është krijuar për të qenë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kuptuar. Nëse dikush e sheh këtë sinjal, është një shenjë që personi ka nevojë për ndihmë dhe mund të jetë në rrezik.

Për të gjithë: Nëse e shihni këtë sinjal, ofroni ndihmë në mënyrë diskrete dhe kontaktoni autoritetet nëse është e nevojshme.

Ambasadorët tanë

Deklarata e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave

Duke bërë një raportim në platformën iSIGURT.al – Qendra për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Internetit të Sigurt, ju pranoni dhe bini dakord me rregullat tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
 
Mbrojtja e të Dhënave Tuaja
1.Konfidencialiteti – Të gjitha informacionet që dorëzoni trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë.
2.Përdorimi i të Dhënave – Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për trajtimin e raportimit tuaj dhe për përmirësimin e sigurisë në internet.
3.Mosndarja e të Dhënave – Informacioni juaj nuk do të ndahet me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
4.Ruajtja e të Dhënave – Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.
 
Pajisja me Pëlqimin Tuaj
 
Duke bërë një raportim, ju konfirmoni se:
✅ Keni lexuar dhe kuptuar këtë deklaratë të privatësisë.
✅ Jeni dakord që iSIGURT.al të përpunojë të dhënat tuaja në përputhje me rregullat e sigurisë dhe privatësisë.
✅ Jeni të vetëdijshëm se mund të kërkoni fshirjen ose ndryshimin e të dhënave tuaja në çdo kohë duke kontaktuar qendrën tonë.
 
iSIGURT.al është këtu për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë tuaj në internet.
 
Nëse keni pyetje ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni!