Në këtë rubrike fëmijet do të gjejnë udhezime dhe këshilla praktike se si mund të lundrojnë të sigurt në internet.
Në këtë rubrike prindërit do të gjejnë udhëzime se si të mbajnë fëmijët të sigurt online.
Në këtë rubrikë mësuesit do të gjejnë udhëzime në lidhje me privatësinë, cyberbulling, sexting, përmbajtjen e paligjshme dhe përmbajtjen e papërshtatshme.
Në këtë rubrike punonjësit e agjensive ligjzbatuese do të gjejnë të përmbledhura udhëzime dhe praktika për t’u përballur me rastet e abuzimit online të fëmijëve.
Në këtë rubrike do të pasqyrohen udhëzime që do të udhëheqin punën e punonjsve të NJMF-ve në rastet e fëmijëve viktima të abuzimit online.
Në këtë rubrike Psikologët dhe Punonjësit Social do të gjejnë udhëzimë për vlerësimin, informimin dhe këshillim psiko-social të fëmijëve që ndeshin probleme gjatë lundrimit online.
Ky sinjal është krijuar për të qenë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kuptuar. Nëse dikush e sheh këtë sinjal, është një shenjë që personi ka nevojë për ndihmë dhe mund të jetë në rrezik.
Për të gjithë: Nëse e shihni këtë sinjal, ofroni ndihmë në mënyrë diskrete dhe kontaktoni autoritetet nëse është e nevojshme.
Rr. Skënderbej, P. 8, Shk. 1, Ap. 8, Tiranë, Shqipëri / Zyra: +355 42 265741 / E-mail: isigurt@crca.al
Copyright all right reserved © 2025 ISIGURT.AL
Interneti është një mjet komunikimi e argëtimi i përdorur në mbarë botën. Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për ata. Të gjithë fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet. Ata kanë të drejtën për të mos u shqetësuar, ofenduar apo ngacmuar nga përdoruesit e tjerë. Ata kanë të drejtë të komunikojnë dhe gjithashtu të argëtohen. Në anën tjetër, fëmijët kanë të drejtë të marrin informacione dhe të ketë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre, dhe ne mund të themi se zhvillimet teknologjike kanë gjeneruar mundësi të reja që përfshijnë të drejtën për të prodhuar informacion, për të shprehur veten e tyre dhe për të gjeneruar ide. Tani ata janë protagonistë të internetit, dhe jo vetëm konsumatorët pasiv. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë në vitet e fundit shoqërohet njëkohësisht edhe ekspozimin e fëmijëve ndaj risqeve të shfaqura si rrjedhojë e lundrimit jo të sigurt të fëmijëve në internet. Prandaj ne si shoqëri duhet të marrim masa në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt.
Në këtë kontekst, është hartuar ky udhëzues për të ndihmuar fëmijët për një lundrim të sigurt në internet dhe për të kontribuar kështu në promovimin e internetit sa më të sigurt për ta. Udhëzuesi mund të shërbejë si një burim i rëndësishëm reference për përdoruesit e internetit dhe ofron rekomandime lehtësisht të kuptueshme për fëmijët.
Interneti është sistem global i rrjetave të ndërlidhura kompjuterike të cilat bëjnë shkëmbimin elektronik të të dhënave (tekst, muzikë video, fotografi, etj) nëpërmjet përdorimit të kabllove te bakrit, fibrave optike, lidhjeve pa tela dhe teknologjive të tjera. Këto informacione mund të lexohen, shikohen apo shkarkohen nga përdoruesit e tjerë. Pra interneti mundëson praktikisht komunikimin nga një pajisje kompjuterike në tjetrën.
Disa nga shërbimet që interneti ofron aktualisht janë:
Përpos lehtësirave dhe avantazheve që Interneti ofron, duhet thënë që duke pasur parasysh që janë miliona njerëz që përdorin internetin, atëherë edhe numri i keqpërdoruesve është i madh. Përdorimi i internetit nga fëmijët është rritur dhe në këtë aspekt, kërkime të ndryshme kanë gjetur se fëmijët që e përdorin internetin më shumë, kanë mundësi që të mësojnë më shumë dhe të ekspozohen ndaj rreziqeve më shumë. Edhe pse ka rreziqe në internet, fëmijët nuk mund të kufizohen nga përdorimi i internetit, sepse në ditët e sotme përdorimi i internetit është një pjesë natyrore e zhvillimit të fëmijëve. Edhe në Shqipëri me ritmet e shpejta të përhapjes së përdorimit të internetit edhe përdorimi i tij nga fëmijët është rritur por, në të njëjtën kohe edhe ekpsozimi ndaj rreziqeve është i madh. Sipas një studimi të bërë nga organizata World Vision në vitin 2014 rreziqet më kryesore të perceptuara nga fëmijët jane ato të lidhura me përmbajtjen, pasuar nga ato të lidhura me sjelljen dhe më pas ato të lidhura me kontaktet.
Fëmijët duhet të kuptojnë se ata duhet t’u përmbahen disa rregullave në mënyrë që të jenë më të sigurt kur janë online. Prandaj, siguria në internet është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të mësohemi që të mbrohemi nga keqbërësit kur përdorim internetin.
Interneti ofron burime të ndryshme informacioni dhe argëtimi. Burimet janë nga ato më të besueshmet , të licensuarat deri te faqe pirate të paliçensuara. Jo të gjitha përmbajtjet që janë në internet janë të përshtatshme për të gjitha moshat. Disa nuk rekomandohen të shikohen nga fëmijët e moshave nën 18 vjeç. Kjo për arsye se fëmijët e kësaj moshe ende nuk janë të gatshëm për të parë këto informacione pasi në të kundërt mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre. Lehtësia për të lexuar këto përmbajtje tregon se fëmijët janë të ekspozuar ndaj risqeve .
“Cyberbullying” është kur një fëmijë apo adoleshentë është kërcënuar, keqtrajtuar, poshtëruar, tallur, ofenuar ose është vënë në shënjestër në mënyrë të qëllimshme nga një fëmijë ose adoleshent tjetër duke shfrytëzuar përdorimin e internetit, teknologjitë interaktive dhe digjitale ose telefonat celularë. Cyberbullying zakonisht nuk është një komunikim një herë, mund te ndodhë në vazhdimësi.
Ka shumë forma të shfaqjes së cyberbullying, mirëpo këto janë më të shpeshtat:
Çfarë mund të bëni?
Interneti sot mundëson faqe të ndryshme të cilat ofrojnë argëtim nëpërmjet lojrave të tyre kompjuterike. Ju mund të luani me kompjuter, telefona celulare në rrjete sociale etj.
Nëse luani lojëra në internet, jeni të ekspozuar ndaj disa rreziqeve:
Çfarë duhet të bëni ?
Termi “Varësia nga interneti” përdoret për të shpjeguar përdorimin e tepruar të internetit. Përdorimi i pakontrolluar i internetit mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme, në punë, dhe aspekte të tjera të jetës shoqërore. Mund të njihet edhe si varësia nga kompjuteri apo varësia online.
Disa nga karakteristikat që fëmijët paraqesin në këto raste:
Çfarë mund të bëni?
Faqe të ndryshme në internet dhe rrjetet sociale, dhomat e chatit etj, ofrojnë mundësi të ndryshme krijimin e njohjeve të reja me miq të rinj virtual. Si rrjedhojë mund të takoni edhe njerëz të cilët nuk kanë asnjë qëllim të mirë ndaj jush. Ata përgjithësisht janë të rritur të cilët fshihen pas profileve dhe identiteteve false. Informacioni që ata përcjellin për vetem e tyre mund të jetë i trilluar. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në rast se kërkojn të ketë një takim nga afër me ju. Rekomandohet ta diskutoni më parë me prindërit tuaj.
1. Çfarë është interneti?
Interneti është sistem global i rrjetave të ndërlidhura kompjuterike të cilat bëjnë shkëmbimin elektronik të të dhënave (tekst, muzikë video, fotografi, etj) nëpërmjet përdorimit të kabllove te bakrit, fibrave optike, lidhjeve pa tela dhe teknologjive të tjera. Këto informacione mund të lexohen, shikohen apo shkarkohen nga përdoruesit e tjerë. Pra interneti mundëson praktikisht komunikimin nga një pajisje kompjuterike në tjetrën.
Interneti përdoret më shpesh për:
Interneti si një mjet i domosdoshëm komunikimi në ditët e sotshme klasifikohet në tre kategori: 1. Surface web 2. Deep web dhe 3. Dark web.
Surface web është web-i i dukshëm për të gjithë përdoruesit e internetit. Faqet e web-it indeksohen nga motorët e kërkimit. Google, yahoo, ask, bing etj janë disa nga motorrët e kërkimit që ne përdorim për të marrë informacion. Aspekti interesant është që surface web apo pjesa që ne përdorim është vetëm 4% e internetit. Interneti është një vend shumë herë më i madh.
Deep web është web sekret i cili nuk është i dukshëm për përdoruesin normal. Deep web përbëhet nga një faqe interneti e cila nuk indeksohet nga motorët e kërkimit. Përdoruesi mund të hyjë në të vetëm nëse ai / ajo është një person i autorizuar për të hyrë në të dhe ka leje si (Url, emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin etj). Deep web përdoret për të ruajtur shumicën e informacionit personal si (Ruajtje në cloud, çdo të dhënë personale të organizatës, të dhëna ushtarake etj).
Dark web është pjesa më e rrezikshme e internetit. Dark web është i paligjshëm për t’u përdorur. Të gjitha aktivitetet kriminale veprojnë në dark web. Në këtë pjesë të internetit kryhen aktivitete si trafikimi dhe shitja e lëndëve narkotike, planifikimi i vrasjeve, akteve terroriste, pornografia, shitja dhe trafikimi i armeve. Në dark web janë të stacionuar hakerat dhe të gjithë ata qe e përdorin internetin për shfrytëzim dhe vjedhjen e të dhënave.
Në ditët e sotme të gjithë jemi prezent në internet dhe sidomos në rrjetet sociale. Rrjetet sociale si facebook, Instagram,linkedin, snapchat, tiktok etj janë ndër rrjetët më të përdorura ku secili prej nesh. Në shumicën e rasteve profilet janë publike. Ekspozohet pafund informacion personal dhe i aktiviteteve të përditshme.
Zonën ku jetojnë apo zhvillojnë aktivitet fëmijët. Ky informacion mund të përdorët nga persona të tjerë te cilat mund të mashtrojnë familjet duke u paraqitur si miq të familjes, stafeve akademike të shkollës apo mund të qëndrojne dhe vëzhgojnë vende ku fëmijët zhvillojnë aktivitete sportive dhe kulturore. Në këtë mënyrë ata fitojnë besimin e fëmijëve dhe kujdestarëve dhe me vonë mund të ngacmojnë apo abuzojnë fëmijët.
Ndërsa eksplorimi në internet hap një botë të pafund të mundësive për fëmijët duke zgjeruar horizontet e tyre, në të njëjtën kohe i ekspozon edhe ndaj një sërë rreziqesh. Ashtu si në jetën e përditshme, edhe në jetën online ka individë të cilët përpiqen të abuzojnë dhe shfrytëzojnë seksualisht fëmijët apo adoleshentët. Këta individë i joshin fëmijët gradualisht, duke iu ofruar fëmijëve dashuri, mirësi, duke iu kushtuar vëmëndje, madje ndonjëhere edhe duke iu dhënë dhurata, deri sa të arrijnë qëllim final të tyre. Si prind është detyra dhe përgjegjësia juaj që të krijoni dhe mbani një mjedis sa më të sigurt për fëmijën tuaj edhe gjatë aktivitetit online, duke u interesuar për aktivitetin online të fëmijës apo fëmijëve tuaj, pasi gjithmonë ekzistion rreziku që ose fëmija të vendoset në një kontakt me një të panjohur apo ka raste kur fëmija juaj nxit bulizmin dhe urrejtjen online ndaj fëmijëve apo njerëzve të tjerë.
E megjithatë jo të gjithë prindërit janë të gatshëm të përballen me realitetin e dhunës në internet, bulizmit apo shfrytëzimit të fëmijëve nga grabitqarët seksuale. Ky udhëzues kërkon që t’i shpjegojë në mënyrë të thjeshtë të gjithë pridërve se çfarë mund të bëjnë ata për ta bërë internetin një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm për këdo.
Në këtë kuadër iSIGURT dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, si të vetmet organizata që punojnë në këtë fushë për mbrojtjen e fëijëve dhe informimin e publikut të gjerë për sigurinë në internet, ka përgatitur një sërë manualesh dhe udhëzuesish për prindërit, fëmijët, mësuesit, punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, punonjësit e policisë etj, sesi mundet gjithësecili të rrisë e fuqizojë mbrojtjen e fëmijëve gjatë navigimit të tyre në internet.
Ndërkohë, për çdo incident që ndodh në internet, kurdo kur dikush ndeshet me faqe të paligjshme apo informacion të papërshtatshëm për fëmijët, ne kemi ndërtuar një platformë të posaçme, ku çdokush mund të denoncojë në çdo moment dhunë seksuale online, dhunën apo ngacmimet, bisedat e pakëndshme, dërgimin e fotove të pakërkuara apo pornografike etj.
Dita e Internetit të Sigurt organizohet çdo vit në muajin shkurt për të nxitur përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të internetit dhe teknologjisë nga fëmijët dhe të rinjtë. Prindërit janë aktorë shumë të rëndësishëm dukë qënë kontakti i parë me fëmijët me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për rreziqet që mund të ndeshin në internet.
Siç do ta shpjegojmë në pjesën e fundit të këtij udhëzuesi, Platforma Kombëtare www.ISIGURT.al është në dispozicion të kujtdo për të raportuar gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës çdo incident që ndodh apo ka ndodhur gjatë navigimit në internet. Në këtë kuadër ne ju ftojmë: Raportoni menjëherë! Mbroni fëmijët!
Ditët e sotme përdorimi i internetit është bërë pjesë e pandashme e aktivitetit ditor të fëmijëve. Teknologjite të tilla, pavarësisht se janë shumë të vlefshme dhe të nevojshme. mund t’i ekpozojnë fëmijët ndaj disa rreziqeve dhe abuzimeve. Disa nga rreziqet me të cilat fëmijë mund të ndeshen në internet janë:
Ky është një term i përdorur për të përcaktuar format e ndryshme të abuzimit psikologjik gjatë aktivitetit online të fëmijëve. Cyber bullying është terminologji që përdoret kur njerëzit përdorin internetin për të kërcënuar, ngacmuar, apo poshtëruar dikë duke dërguar mesazhe,fotografi dhe video. Disa shembuj të cyberbulling janë:
Forma të tilla të cyber-bulling pothuajse ndeshen në të gjitha rrjetet sociale por edhe në të gjitha platformat e tjera të komunikimit dhe ndërveprimit online.
Është përgatitja dhe manipulimi psikologjik i një fëmijë me qëllim shfrytëzimin seksual.
Grooming është dicka shumë serioze e cila kërkon vëmëndjen e duhur dhe të menjëhershme. Ndërhyrja në të tilla raste kërkon bashkëpunim të drejpërdrejt me policine dhe duhet motivuar fëmija ta raportojë abuzmin.
Shenjat e grooming mund të jenë:
Pedofilia i referohet njerëzve që kanë interes seksual ndaj fëmijëve, për t’i abuzuar ata seksualisht në Internet apo në jetën reale. Njerëz të tillë tentojnë të kontaktojnë fëmijët me anë të Internetit siç janë rrjetet sociale, dhomat e bisedës – chatrooms, apo lojërat e ndryshme. Ata pretendojnë se janë dikush tjetër dhe shfaqin interes ndaj fëmijëve. Është shumë e rëndësishme që si prindër të dini se njerëz të tillë ekzistojnë. Fëmijët nuk duhet kurrë të bëjnë gjëra me të cilat nuk ndihen mirë online apo offline.
Pedofilia është proces manipulues për të vënë nën kontroll fëmijën dhe për t’a shfrytëzuar dhe abuzuar atë seksualisht, për qëllime të kënaqësisë seksuale të të rriturit. Sa më të vegjël fëmijët, aq më pak kuptojnë ata se çfarë ndodh në të vërtetë. Prandaj në këtë aspekt, prindi duhet ta informojë fëmijën që në moshë të hershme në lidhje me integritetin trupor, cilat janë pjesët e trupit që nuk duhet t’ia prekë askush, apo pse nuk duhet ekspozuar fëmija në internet, në foto apo video sugjestionuese, tërheqëse apo erotike.
Pedofilia në internet është ngushtësisht e lidhur me pornografinë e fëmijës, e cila është një ndër format më të rrezikshme të dhunës dhe ekspozimit seksual të fëmijës. Ngjarja bëhet më e rëndë, pasi një material që hidhet në internet qëndron aty për të gjithë jetën, ndaj qoftë edhe ekspozimet padashje të fëmijës, mund të shkaktojnë probleme për të në të ardhmen.
Pornografia e fëmijës përfshin mbajtjen, prodhimin, botimin, shpërndarjen e imazheve dhe videove, me çdo mjet apo formë, të fëmijës që është duke u angazhuar në një marrëdhënie seksuale, erotike apo në një moment intim, jo detyrimisht me një të rritur, por që qëllimi final është shfrytëzimi i fëmijëve për kënaqësinë seksuale të të rriturve.
Vitet e fundit pornografia me fëmijët është zgjeruar si term duke përfshirë edhe imazhet e gjeneruara nga komjuteri, pra që nuk janë imazhe të vërteta të fëmijëve, por që tregohen fëmijët në pozicione nudo, apo sugjestionuese erotike apo duke kryer marrëdhënie seksuale. Një aspekt që duhet mbajtur mend është se kur adoleshentët shkëmbejnë foto të fotove të tyre intime, kjo nuk konsiderohet pornografi e fëmijës. Por nëse e njëjtja foto i dërgohet një personi tjetër apo dissave, ajo konsiderohet pornografi, pavarësisht moshës së personit.
Për këtë qëllim, është tepër e rëndësishme që fëmijët të ndihen të afërt me prindërit dhe të mos kenë frikë që të tregojnë nëse janë kanë rënë në kontakt me një pedofil apo mund të jenë bërë viktima të pornografisë në internet apo nëpërmjet celularit. Jeta dhe mirëqenia e fëmijës janë shumë të rëndësishme, ndaj prindi duhet të fokusohet jo tek gabimi që ka bërë fëmija, por tek mbrojtja e fëmijës nga çdo abuzim dhe përdorim i mëtejshëm.
Është një term i përdorur për të përshkruar një përpjekje të dikujt për të hyrë online në kompjuterin tuaj apo të fëmojës suaj, me qëllim aksesin dhe vjedhjen e të dhënave personale, kontrollin e materialeve personale në kompjuter apo manipulimin e sistemit operativ të kompjuterit. Kjo është mjaft shqetësuese sepse dikush nëpërmjet hakimit mund të disponojë dhe përdore për qëllime të caktuara informacion, llogari dhe materiale personale (foto, video);
Është përdorimi i tepruar i internetit dëri në masën sa ndërhyn në aktivitetet e jetës së përditshme. Edhe pse shpeshherë varësia nga interneti mund të duket e paqartë, ka raste kur fëmijët dhe adoleshenëtët kalojnë orë të tëra në internet duke luajtuar lojëra elektronike, biseduar dhe naviguar duke harruar përgjegjësitë e tyre madje dhe ushqimin.
Nga pikpamja e sjelljes mund të konsiderohet si një sjellje kompulsive dhe përkufizohet klinikisht si një sjellje, e cila bëhet jo sepse është e këndshme dhe e dobishme, por për shkak se individi mendon se duhet ta bëje.
Është një përkufizim, i cili i referohet cdo lloj përmbajtje në internet, verbale, vizuale, audio dhe video i cila është e rrezikshme dhe e papërshtatshme për moshën e fëmijëve por është në dispozicion të publikut. Për shkak të hapësirës së madhe të shtrirjes së internetit kemi të bëjmë me një larmi të madhe të interesave të subjekteve të ndryshme.
Është një term i përdorur për të përshkruar dërgimin e mesazheve, fotove me përmbajtje erotike dhe seksuale kryesisht nëpërmjet celularëve. Ndonëse dërgimi i këtyre përmbatjeve mund të jetë e dakordësuar ndërmjet njëri-tjetrit, mund të ndodhë që këto përmbatje të përfundojnë duke qarkulluar në internet, kryesisht kur marrëdheniet marrin fund. Edhe pse në shumicën e rasteve nis si një lojë mes adoleshentëve, shpërndarësi i materialeve e humbet kontrollin mbi imazhet dhe shkakton ndjesi turpi tek viktima, të cilat mund të jenë potencialisht shkatërruese.
Rreth 900 fëmijë të moshës 13 – 18 vjeçare, u intervistuan në Shqipëri , në lidhje me pwrdorimmin e internetit. Gjetjet kryesore të këtyre intervistave tregojne se rreziqet më kryesore të perceptuara nga fëmijët ishin ato të lidhura me përmbajtjen, pasuar nga ato të lidhura me sjelljen dhe më pas ato të lidhura me kontaktet:
Janë disa pjesëza këshillash të rëndësishme për t’iu kujtuar që ashtu siç janë hapat e parë të zhvillimit në jetën e përditshme po aq të rëndësishëm janë dhe hapat e parë në botën online. Si prind ju ndoshta nuk mund të dini gjithcka për jetën online si chat-et, media sociale, postimet, blogjet etj por ju dini mjaftueshëm për prindërimin, rregullat, parimet, kufinjtë në aspektet e tjera të jetës së fëmijës tuaj.
Ju si prind duhet të jeni personi kryesor që të udhëzoni fëmijën tuaj për mënyrën se si duhet ta përdrin internetin duke e eksploruar atë bashkë. Kjo do të ndikojë në ndarjen me ju të eksperiencave pozitive dhe negative të fëmijës tuaj online. Duke bërë këtë fëmija juaj do ta ketë më të lehtë që të pranojë rregullat kryesore të përdorimit të kopmjuterit. Ju duhet të inkurajoni fëmijën tuaj që të jenë të kujdesshëm në dhënien e informacionit personal.
Nuk është i mjaftueshëm fakti që ju keni vendosur kompjuterin në një vend qëndror dhe të dukshëm në shtëpinë tuaj nëse ju nuk i kushtoni vëmëndje asaj se çfarë fëmijëa juaj po bën me kompjuterin. Uluni dhe ju afër kompjuterit me fëmijën tuaj dhe bisedoni rreth asaj se çdarë po bën online.
Nëse ju pyesni fëmijën tuaj se çfarë ata po bëjnë dhe ju nuk e kuptoni pergjigjen atëherë është koha për të lexuar rreth asaj. Vizitoje më vonë atë faqe interneti dhe kërko për lajme ose artikuj në lidhje me fjalët kyçe që do gjesh tek ajo adresë.
Ka një sërë programesh (softëare), të cilat instalohen në kompjuter, qëllimi i të cilave është të krijojë mundësi që të mbroni fëmijën tuaj online.
Filtrat e internetit, softëare dhe udhëzuesit, të cilët mund ti kërkoni dhe pranë subjekteve në të cilat ju bleni kompjuterat mund të ua lehtësojnë monitorimin e aktivitetit të fëmijës tuaj online.
Një fëmijë që heziton të flasë më familjarët në lidhje me aktivitetin e tij online ose që duket i tërhequr nga familja dhe miqtë mund të ketë një problem. Ndryshimi i personalitetit të fëmijës tuaj mund të jetë një shënje se dicka po ndodh me fëmijën tuaj dhe ekspozimi ndaj pornografisë dhe cyberbullying mund të jetë një shkak i këtyrë ndryshimeve.
Nësë fëmija juaj vazhdimisht kalon shumë kohë në internet ose shpërfill rregullat në lidhje me përdorimin e kompjuterit është koha që të merrni masa deri në shkëputjen e lidhjes së internetit.
Kjo mund të jetë një masë paraprake me të cilët fëmijët tuaj mund të mos pajtohen, por ata mund të mbijetojnë pa të. Sigurohuni që të jeni të qartë që të argumentoni këtë vendim si dhe për kohëzgjatjen e vendimit.
Prindi gjithmonë duhet t’i bëjë pyetjen vetes: po sikur fëmijës tim t’i ndodhë një ngjarje apo incident në internet, ku duhet të raportoj? A duhet ta mbajë të fshehtë? A duhet ta denoncoj në polici? Po fëmijës çfarë duhet t’i them? Incidentet në internet, jo vetëm për fëmijët, por edhe për ne të rriturit sa po vijnë e po shtohen. Në këtë aspekt, jo vetëm është e rëndësishme që të jemi të informuar, por edhe të dimë si të mbrojmë fëmijët tanë, veten, miqtë e shokët. Po ashtu është e rëndësishme, që mjeti më i mirë për t’u mbrojtur është parandalimi. Në këtë drejtim është e rëndësishme t’i mësosh fëmijës të navigojë me respekt në internet dhe njëkohësisht të mos bisedojë apo ekspozojë veten, sidomos ndaj të panjohurve. Një rekomandim që vlen për prindërit është që të uleni me fëmijën apo fëmijët tuaj dhe së bashku të shkruani një Kod Sjelljeje në Internet, me disa rregulla të shkurtëra, por që mund ta mbrojnë fëmijën, në çdo situatë. Kodi mund të ndahet në dy kolona, ku në njërën mund t’i përgjigjeni së bashku me fëmijën pyetjes: Çfarë më lejohet të bëj kur jam online? Ndërsa, në kolonën tjetër, përgjigjuni pyetjes: Çfarë nuk më lejohet të bëj kur jam online?
Kodi dhe përgjigjet mund të shkruhen apo pikturohen edhe në një flipchart apo letër vizatimi dhe fëmija mund ta vendosë atë në dhomën e tij, në dhomën ku punon me kompjuter, si dhe edhe në klasën e tij. Përtej kësaj, prindi duhet të jetë gati edhe kur ka ndodhur një incident me fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj ka buluar dikë në internet, apo ka sharë e ka fyer një fëmijë tjetër, atëhere jeni ju që duhet ta udhëhiqni fëmijën drejt kërkimit të ndjesës ndaj personit që ai/ajo ka dëmtuar në internet, apo duke hequr komentet që tregojnë apo nxisin urrejtje ndaj një individi apo grupi të caktuar. Mbani mend se nëse jus i prind i lejoni këto sjellje të fëmijës suaj në internet, herën tjetër mund të jetë ai viktima e rradhës! Asgjë e mirë nuk vjen nga bulizmi apo urrejtja!
Megjithatë, si çdo mjet komunikimi, interneti ka anët e veta negative. Të gjithë të rriturit në jetën e një fëmije kanë përgjegjësinë t’i mësojnë ata për sigurinë në internet. Mësuesit janë në një pozicion unik për t’i ndihmuar fëmijët. Interneti sot është më shumë se thjesht një trend. Është diçka që shumica e mësuesve e dinë se duhet të përqendrohen dhe të flasin me nxënësit e tyre. Ne e dimë se sa e rëndësishme është t’i udhëzojmë nxënësit tanë që të jenë të sigurt, të përgjegjshëm dhe produktiv në internet.
Ndoshta ndonjëherë si mësues nuk jeni i sigurt se sa duhet të përfshiheni në dilemat dixhitale të nxënesve ose si duhet të silleni vetë në internet? Ky udhëzues synon t’u japë mësuesve dhe shkollave disa këshilla të shpejta në lidhje me sjelljen personale në internet dhe gjithashtu se si nxënësit të përdorin internetin në mënyrë të sigurte.
Ditët e sotme përdorimi i internetit është bërë pjesë e pandashme e aktivitetit ditor të fëmijëve. Teknologjite të tilla, pavarësisht se janë shumë të vlefshme dhe të nevojshme. mund t’i ekpozojnë fëmijët ndaj disa rreziqeve dhe abuzimeve. Disa nga rreziqet me të cilat fëmijë mund të ndeshen në internet janë:
Që nga krijimi i e internetit, të rriturit kanë qënë të shqetësuar në lidhje me atë se çfarë fëmijët shikojnw dhe ndajnë online.
Frikërat janë të ndryshme dhe ndonjëhere reale. Fëmijët mund ta ekspozojnë veten ndaj vjedhjes së identitetit duke iu ofruar të tjerëve fjalëkalime, datëlindje dhe të dhëna të tjera personale.
Po ashtu i njëjti informacion mund të ndahet padashje nga fëmijët edhe me grabitqarët seksual. Nxënësit duhet të marrin në konsideratë faktin e rëndësisë së ruajtjes së privatësisë online duke mos iu ofruar informacion dhe të dhëna personale ndaj personave të tjerë kushdo qofshin keto.
Nxënësit duhet të angazhohen për të ndjekur rregullat e shkollës. Krijoni një model të shkruar marrëveshje për përdorimin e kompjuterave në shkollë, ku të përfshihet privatësia dhe mosdhënia e të dhënave personale personave të tjëre. Ky veprim i ndërgjegjëson për rëndësinë e privatësisë por në të njëjtën kohë duke qënë e shkruar ua imponon mbrotjen e të dhënave.
Zhvilloni orë bashkëbisedimi më nxënësit në klasa. Informojini ata për mënyrën se si duhet ti përdorin të dhënat e tyre në rrjete sociale por informijini ata edhe për politikat që kanë rrjetet sociale në mbajtjen e të dhënave personale.
Dita e Internetit të Sigurt organizohet çdo vit në muajin shkurt për të nxitur përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të internetit dhe teknologjisë nga fëmijët dhe të rinjtë. Mësuesit dukë qënë kontakti i parë i fëmijëve me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre akademike duhet të përfshijnë në planet e tyre të punës ore ndërgjegjësuese dhe aktivitete me nxënësit në kuadër të kësaj dite. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, sidomos mësuesve dhe fëmijëve, që përvojat “online” të fëmijëve të jenë vetëm pozitive.
Ky është një term i përdorur për të përcaktuar format e ndryshme të abuzimit psikologjik gjatë aktivitetit online të fëmijëve. Cyber bullying është terminologji që përdoret kur njerëzit përdorin internetin për të kërcënuar, ngacmuar, apo poshtëruar dikë duke dërguar mesazhe,fotografi dhe video. Disa shembuj të cyberbulling janë:
Forma të tilla të cyber-bulling pothuajse ndeshen në të gjitha rrjetet sociale por edhe në të gjitha platformat e tjera të komunikimit dhe ndërveprimit online.
Krijoni në një kënd të dukshëm në shkollën apo klasën tuaj një mision të shkruar për të drejtat dhe përgjegjësite online të nxënësve ku një ndër pikat kryesore të jetë komunikimi me respekt ndaj njëri-tjetrit.
Sigurohuni që shkolla juaj ka një sistem raportimi të rasteve të cyberbulling që i mbron dhe trajton viktimat e këtij fenomeni. Gjithashtu shkolla duhet të sigurojë një mënyrë të thjeshtë raportimi për prindërit dhe nxënësit të rasteve të cyberbulling dhe problemeve të tjera pa frikën e hakmarrjes si psh:
Inkurajoni fëmijët të vizitojne faqen www.isigurt.al për të raportuar rastet e cyberbulling dhe për t’u informuar për mënyrat se si mund ta mbrojnë veten gjatë aktivitetit online;
Është përgatitja dhe manipulimi psikologjik i një fëmijë me qëllim shfrytëzimin seksual.
Grooming është dicka shumë serioze e cila kërkon vëmëndjen e duhur dhe të menjëhershme. Ndërhyrja në të tilla raste kërkon bashkëpunim të drejpërdrejt me policine dhe duhet motivuar fëmija ta raportojë abuzmin.
Shenjat e grooming mund të jenë:
Në rastet e grooming është shumë e rëndësishme që edhe stafet akademike të jenë të përgatitura për të adresuar rastet kur vetë stafi akademik ngacmon seksualisht nëpërmjet platformave të komunikimit online apo kur janë në dijeni që nxënësi është viktime.
Rast 1: Drejtori i shkollës X ngacmon me mesazhe dy nxënëse në shkollën 9 vjeçare. Ai ju shkruan se notat e tyre mund të përmirësohen shumë nëse ato tregohen të mira me të. Ato duhet ta kuptojonë vetë se për çfarë bëhet fjalë… Të dyja vajzat kanë dëgjuar fjalë nga vajzat e tjera më të rritura që drejtorit të shkollës i pëlqen të ketë marrëdhënie seksuale me vajza adoleshente. Vajzat nuk janë të sigurta nëse duhet të tregojnë në familje apo të flasin me mësxuesen kujdestare. — Shkolla ka për detyrë që të infromojë të gjithë nxënësit për mekanizmat e raportimit të rasteve grooming apo ngacmimit seksual në internet apo me mesazhe, si në shkollë ashtu edhe në platformën www.isigurt.al – Njesinë për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Policinë.
Rasti 2: Një nxënëse e shkollës Y abuzohet seksualisht për 5 muaj nga disa nxënës-djem më të rritur në Shkollë. Abuzimi ndodhi për shkak të shantazhit që i bëhëj vajzës me një video intime ku ajo shihej që ishte duke kryer marradhënie seksuale me të dashurin e saj. Video është shpërndarë me mesazhe. Stafi akademik i shkollës pavarësisht se ishte në dijeni nuk e raporton rastin, deri sa familja e merr vesh, pasi video i ka vajtur edhe vëllait të vajzës….
Ligji detyron stafet akademike që të raportojnë çdo rast të dhunës ndaj fëmijëve në strukturat për mbrojtjen e fëmijës pavarësisht nëse ajo ndodh online apo offline. Ligj Nr. 18/2017 Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës
3. Mësuesit dhe ofruesit e shërbimit psiko-social shkollor kanë për detyrë të raportojnë çdo rast të dyshuar apo të ndodhur, abuzimi, neglizhimi apo shfrytëzimi të fëmijës në njësitë arsimore vendore ose strukturat për mbrojtjen e fëmijës. Njësia arsimore vendore, në çdo rast, kur merr dijeni për fëmijë në nevojë për mbrojtje, bën raportimin te strukturat për mbrojtjen e fëmijës.
Ajo që në gjuhën e përditshme apo edhe në ligj konsiderohet si “pornografia me fëmijë” – në të vërtetë është dhunë seksuale ndaj fëmijëve – pasi asnjë fëmijë nuk mund të jap OK apo edhe të kuptojë se cfarë është një marrëdhënie seksuale e jo më të angazhohet në një marrëdhënie seksuale, pa mbushur moshën e duhur apo atë që ka caktuar ligji. Fëmijët pa diskutim kanë të drejtë të eksplorojnë dhe kuptojnë seksualitetin e tyre, të njohin veten dhe trupin e tyre, por në intimitetin e tyre dhe asnjëherë me të rritur.
Pedofilia i referohet njerëzve që kanë interes seksual ndaj fëmijëve, për t’i abuzuar ata seksualisht në Internet apo në jetën reale. Pedofilët tentojnë të kontaktojnë fëmijët me anë të Internetit siç janë rrjetet sociale, dhomat e bisedës – chatrooms, apo lojërat e ndryshme. Ata pretendojnë se janë dikush tjetër dhe shfaqin interes ndaj fëmijëve. Është shumë e rëndësishme që si mësues të dini se njerëz të till fë ekzistojnë dhe se veprimet e tyre dëmtojnë fëmijët. Pedofilia është proces manipulues për të vënë nën kontroll fëmijën dhe për t’a shfrytëzuar dhe abuzuar atë seksualisht, për qëllime të kënaqësisë seksuale të të rriturit. Sa më të vegjël fëmijët, aq më pak kuptojnë ata se çfarë ndodh në të vërtetë. Prandaj në këtë aspekt, prindi duhet ta informojë fëmijën që në moshë të hershme në lidhje me integritetin trupor, cilat janë pjesët e trupit që nuk duhet t’ia prekë askush, apo pse nuk duhet ekspozuar fëmija në internet, në foto apo video sugjestionuese, tërheqëse apo erotike.
Pedofilia në internet është ngushtësisht e lidhur me imazhet me përmbajtje të dhunës seksuale të fëmijës, e cila është një ndër format më të rrezikshme të dhunës dhe ekspozimit seksual të fëmijës. Ngjarja bëhet më e rëndë, pasi një material që hidhet në internet qëndron aty për të gjithë jetën, ndaj qoftë edhe ekspozimet padashje të fëmijës, mund të shkaktojnë probleme për të në të ardhmen.
Pornografia e fëmijës përfshin mbajtjen, prodhimin, botimin, shpërndarjen e imazheve dhe videove, me çdo mjet apo formë, të fëmijës që është duke u angazhuar në një marrëdhënie seksuale, erotike apo në një moment intim, jo detyrimisht me një të rritur, por që qëllimi final është shfrytëzimi i fëmijëve për kënaqësinë seksuale të të rriturve.
Vitet e fundit pornografia me fëmijët është zgjeruar si term duke përfshirë edhe imazhet e gjeneruara nga komjuteri, pra që nuk janë imazhe të vërteta të fëmijëve, por që tregohen fëmijët në pozicione nudo, apo sugjestionuese erotike apo duke kryer marrëdhënie seksuale. Një aspekt që duhet mbajtur mend është se kur adoleshentët shkëmbejnë foto të fotove të tyre intime, kjo nuk konsiderohet pornografi e fëmijës. Por nëse e njëjtja foto i dërgohet një personi tjetër apo dissave, ajo konsiderohet pornografi, pavarësisht moshës së personit.
Për këtë qëllim, është tepër e rëndësishme që fëmijët të ndihen të afërt me prindërit dhe të mos kenë frikë që të tregojnë nëse janë kanë rënë në kontakt me një pedofil apo mund të jenë bërë viktima të pornografisë në internet apo nëpërmjet celularit. Jeta dhe mirëqenia e fëmijës janë shumë të rëndësishme, ndaj prindi duhet të fokusohet jo tek gabimi që ka bërë fëmija, por tek mbrojtja e fëmijës nga çdo abuzim dhe përdorim i mëtejshëm.
Është një përkufizim, i cili i referohet cdo lloj përmbajtje në internet, verbale, vizuale, audio dhe video i cila është e rrezikshme dhe e papërshtatshme për moshën e fëmijëve por është në dispozicion të publikut. Për shkak të hapësirës së madhe të shtrirjes së internetit kemi të bëjmë me një larmi të madhe të interesave të subjekteve të ndryshme.
Çfarë mund të bëni ju si mësues?
Sexting
Është një term i përdorur për të përshkruar dërgimin e mesazheve, fotove me përmbajtje erotike dhe seksuale kryesisht nëpërmjet celularëve. Ndonëse dërgimi i këtyre përmbatjeve mund të jetë e dakordësuar ndërmjet njëri-tjetrit, mund të ndodhë që këto përmbatje të përfundojnë duke qarkulluar në internet, kryesisht kur marrëdheniet marrin fund. Edhe pse në shumicën e rasteve nis si një lojë mes adoleshentëve, shpërndarësi i materialeve e humbet kontrollin mbi imazhet dhe shkakton ndjesi turpi tek viktima, të cilat mund të jenë potencialisht shkatërruese.
Çfarë mund të bëni ju si mësues?
Përfshini gjithë komunitetin e shkollës duke ndërtuar komunikim intensiv me stafin pedagogjik dhe prindërit e nxënësve. Përdorni një email ose buletin për të informuar prindërit për politikat e shkollës për të mbrojtur fëmijët nga sexting. Ftojini prindërit të flasin më fëmijët e tyre për pasojat e kësaj sjellje. Një gjë është e sigurt që kur prindërit angazhohen në dialog me adoleshëntët ka më pak të ngjarë që ata të përfshihen në sjellje të rrëzikshme.
Qoftë kur krijojnë avatarë për botën virtuale, zgjedhin fotot e profilit, apo shkruajnë mesazhe për shokët, të rinjtë kanë mundësi të panumërta për t’u shprehur përmes mediave dixhitale. Nga njëra anë, të luash me identitetet kreative mund të jetë një mënyrë e sigurt dhe me imagjinatë për fëmijët që të eksplorojnë se kush janë. Të kesh një “person” ndryshe në internet mund të jetë gjithashtu një lehtësi për një fëmijë që është veçanërisht i turpshëm. Nga ana tjetër, një identitet dixhital mund të jetë një mënyrë që fëmijët të shmangin pasojat personale. Kur fëmijët maskohen si anonimë, ata mund të thyejnë kufijtë dhe të veprojnë në mënyra që nuk do ta bënin në botën reale. Disa mund të zhvillojnë identitete antisociale ose të dëmshme. Të tjerët thjesht shpërndajnë dhe krijojnë reputacion që mund t’i ndjekë përsëri. Sido që të jetë, nëse ka një hendek të madh midis një identiteti në internet dhe atij në jetën offline, ai mund të fragmentojë ndjenjën e vetes së një fëmije (veçanërisht kur identiteti në internet merr shumë reagime dhe fëmija bëhet i varur prej tij).
Ndihmoni nxënësit tuaj
Kur jemi duke lexuar një opinion në internet, duke postuar diçka në një faqe në rrjetet sociale, duke i dërguar mesazhe një miku ose duke ndarë një foto përmes një aplikacioni, ne po marrim pjesë në një botë ku mund të lidhemi menjëherë me mijëra njerëz. Kur fëmijët lidhen me njëri-tjetrin nga një distancë ose përmes një ekrani, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si ata sillen. Për shembull, ata mund të mendojnë se veprimet e tyre nuk do kenë pasoja apo nuk do zbulohen nga të tjerët. Kur diçka ndodh në mënyrë anonime, është më e lehtë për njerëzit që të sillen në mënyrë të papërgjegjshme, mizore ose joetike. Të tjerët gjithashtu mund të keqinterpretojnë tonin dhe kontekstin e mesazheve ose postimeve. Fëmijët përfitojnë nga një kod sjelljeje kur përdorin internetin dhe mediat celulare, ashtu siç kanë nevojë për një kod sjelljeje në botën reale. Ata duhet të fuqizohen për të qenë qytetarë të mirë dixhitalë, përveç të qenit qytetarë të mirë në përgjithësi.
Ndihmoni nxënësit tuaj
Mund të jetë shumë e vështirë të flasësh me adoleshentët për marrëdhëniet e rrezikshme në internet. Krijimi i një hapësire të sigurt për diskutim të hapur është veçanërisht e rëndësishme për mësimet që trajtojnë tema të ndjeshme. Merrni parasysh të bëni një aktivitet me klasën tuaj që ndërton besimin mes tyre dhe më pas kaloni pesë deri në dhjetë minuta me ta duke zhvilluar disa rregulla bazë përpara se të jepni mësimin e “Marrëdhënieve të rrezikshme në internet”. Ftojini nxënësit të sugjerojnë disa tema diskutimi për veten e tyre. Nxitini ata të marrin parasysh:
Mësusesit dhe stafi pedagogjik i shkollës duhet të kenë parasysh se eksiztojnë një sërë institucionesh dhe mekanizmash, ku mund të raportojnë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në internet të fëmijëve.
Ka si qëllim të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të paligjshme dhe papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional. Nëpërmjet direktorise RAPORTO në këtë platforme dhe aplikacionit për smartphone iSigurt raportohen në kohën më të shpjetë raste të abuzimit online.
mbron fëmijët nga abuzimi online duke:
në bashki/komunë funksionon brenda strukturës administrative të bashkisë/komunës, është kontakti i parë me fëmijën në rrezik dhe ka përgjegjësinë për identifikimin e rastit, menaxhimin dhe ndjekjen e tij derisa fëmija të konsiderohet “jo në rrezik” .
është organi përgjegjës për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale, ndër të cilat përfshihen dhe veprat penale në fushën e TIK, që ndiqen nga Sektori i Kundër Krimit Kompjuterik. Prokuroria e përgjithshme përmes sektorit të krimeve kibernetike ushtron ndjekjen penale për vepra penale në fushën e kibernetikës. Kjo strukturë kontrollon aktivitetin e njësive të posaçme për ndjekjen e krimeve kibernetike, që janë ngritur në prokuroritë e rretheve gjyqësore.