Raporto materiale apo chat me përmbajtje ekstreme, të dhunshme apo që kanë lidhje me terrorrizmin online
Nëse jeni duke raportuar një krim apo situatë emergjente që po ndodh tani, telefononi menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112 ose 129.

Përdoreni formularin e mëposhtëm për të raportuar në iSIGURT.al - Linja për Internet të Sigurt në Shqipëri çdo bisedë, koment apo material që keni gjetur në internet dhe që nxit ekstremizmin apo radikalizmin e dhunshëm apo ngjarje të lidhura me terrorrizmin.
Ky formular do t’ju marrë vetëm disa minuta kohë për t'u plotësuar dhe raportimi mund të bëhen në mënyrë anonime.

Konsiderohen materiale të ekstremizmit apo radikalizimit të dhunshëm online, shembujt si më poshtë:
• Artikuj, imazhe, fjalime ose video që inkurajojnë urrejtjen ose dhunën kundër një individi apo një grupi të caktuar shoqëror
• Deklarata apo postime të bëra në rrjetet sociale, biseda në chat ose blogs që inkurajojnë urrejtjen ose dhunën
• Përmbajtje që inkurajon njerëzit të kryejnë akte terrorizmi
• Faqet e internetit të krijuara nga ose të afërta me organizata terroriste
• Materiale të trajnimit për të kryer akte të dhunshme ose terroriste
• Përmbajtje të dyshimta në lidhje me përdorimin ose shitjen e substancave kimike në internet
• Video ose imazhe të sulmeve të dhunshme apo terroriste.

Ju lutemi plotësoni sa më shumë fusha që të jetë e mundur dhe sa më qartë. Sigurohuni që të keni lexuar dhe kuptuar Deklaratën tonë të Privatësisë

Të dhënat tuaja
Ju mund të zgjidhni të mbeteni anonimë. Nëse vendosni të na jepni emrin tuaj dhe detajet e kontaktit ne do ta trajtojmë këtë në përputhje me politikën tonë të privatësië.
Jepni disa detaje të ngjarjes që po raportoni:
LINK apo adresa e URL të materialit / chat / imazhit etj:
Ju lutemi të jepni çdo informacion tjetër që mund të ndihmojë në gjetjen e materialit ose lidhjeve të lidhura me të
Ju lutemi të rishikoni detajet e raportit tuaj dhe nëse jeni të kënaqur, shtypni butonin e dërgimit më poshtë.
Për mesazhin tuaj do të njoftohet menjëhere Linja Kombëtare për Internet të Sigurt. Pas vlerësimit paraprak ankesa do të ndahet me autoritetet përgjegjëse. Nëse shqetësimi që ju raportoni vazhdon, na shkruani në adresën: ISIGURT@CRCA.AL ose tel: 04 2265741
Nëse kjo çështje është urgjente, ju lutem telefononi menjëherë falas në numrin 116-111 dhe/ose Policinë e Shtetit në numrin 129

Ky pyetësor bazohet në nenin 265 dhe 265/ç të Kodit Penal, si dhe Ligjin NR. 10221, DATË 4.2.2010 “PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI” bazuar edhe ne ndryshimet e bera ne LIGJN Nr. 124/2020.

Deklarata e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave

Duke bërë një raportim në platformën iSIGURT.al – Qendra për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Internetit të Sigurt, ju pranoni dhe bini dakord me rregullat tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
 
Mbrojtja e të Dhënave Tuaja
1.Konfidencialiteti – Të gjitha informacionet që dorëzoni trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë.
2.Përdorimi i të Dhënave – Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për trajtimin e raportimit tuaj dhe për përmirësimin e sigurisë në internet.
3.Mosndarja e të Dhënave – Informacioni juaj nuk do të ndahet me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
4.Ruajtja e të Dhënave – Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.
 
Pajisja me Pëlqimin Tuaj
 
Duke bërë një raportim, ju konfirmoni se:
✅ Keni lexuar dhe kuptuar këtë deklaratë të privatësisë.
✅ Jeni dakord që iSIGURT.al të përpunojë të dhënat tuaja në përputhje me rregullat e sigurisë dhe privatësisë.
✅ Jeni të vetëdijshëm se mund të kërkoni fshirjen ose ndryshimin e të dhënave tuaja në çdo kohë duke kontaktuar qendrën tonë.
 
iSIGURT.al është këtu për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë tuaj në internet.
 
Nëse keni pyetje ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni!