Kuvendi dhe iSIGURT së bashku për mbrojtjen e fëmijëve, vajzave e grave në hapësirën kibernetike.

Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” i Kuvendit të Shqipërisë dhe iSIGURT.al organizuan së bashku sot në mëngjes një seancë të hapur dëgjimore kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe grave në hapësirën kibernetike. Pjesë e seancës u bënë përfaqësuesit e ministrive kryesore dhe institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike, deputetë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Në hapje të seancës dëgjimore, z. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA/ECPAT Shqipëri falënderoi Kuvendin e Shqipërisë dhe në mënyrë të posaçme Grupin Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” për hapësirat që ka krijuar për shoqërinë civile për të sjellë në vëmendjen e deputetëve çështje të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve, por edhe vajzave e grave.

Seanca më pas mori në shqyrtim dy raporte të përgatitura nga iSIGURT, i pari në lidhje me incidentet e raportuara nga fëmijët dhe adoleshentët përgjatë vitit 2023, ndërsa raporti i dytë prezantoi gjetjet dhe rekomandimet në lidhje me misogjeninë dhe gjuhën e urrejtjes ndaj vajzave  dhe grave në Shqipëri përgjatë viteve 2018 – 2023.

Seanca u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt si dhe fushatës së avokatësisë që CRCA/ECPAT Shqipëri është duke zbatuar si pjesë e Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të CEDAW dhe GREVIO për Shqipërinë, të mbështetur nga UN Women and SIDA.

Deputetët Xhixho, Xhupa, Tahiraj dhe Vasili, në fjalën e tyre e vunë theksin në një angazhim më të gjerë të institucioneve publike për të mbrojtur dhe informuar fëmijët, gratë dhe vajzat nga rreziqet me të cilat përballen online, ndërkohë që është bërë e domosdoshme miratimi i ligjeve të reja, ku me urgjencë duhen miratuar ndryshimet e propozuara nga CRCA/ECPAT Shqipëri në Kodin Penal.

iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Sigurinë në Internet e CRCA/ECPAT Shqipëri, prej vitesh udhëheq, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse, shoqërinë civile dhe industrinë e internetit dhe atë të komunikimit, përpjekjen për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve dhe adoleshentëve nga rreziqet kibernetike.

Në vijim të seancës të gjithë deputetet e pranishëm firmosën Paktin Kombëtar kundër Dhunës ndaj Fëmijëve. Qëllimi i paktit është të promovojë një bashkëpunim sa më të ngushtë ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile dhe industrisë për të bërë të mundur krijimin e një hapësire dixhitale ku çdokush është i mbrojtur dhe i sigurt.

Shpërndaje:

Artikuj të tjerë

Fushata Aktuale

11 Shkurt 2025

Zbuloni më shumë dhe përfshihuni

Bëhu pjesë e Fushatës Kombëtare: Së bashku për një internet më të sigurt për fëmijët!

Deklarata e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave

Duke bërë një raportim në platformën iSIGURT.al – Qendra për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Internetit të Sigurt, ju pranoni dhe bini dakord me rregullat tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
 
Mbrojtja e të Dhënave Tuaja
1.Konfidencialiteti – Të gjitha informacionet që dorëzoni trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë.
2.Përdorimi i të Dhënave – Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për trajtimin e raportimit tuaj dhe për përmirësimin e sigurisë në internet.
3.Mosndarja e të Dhënave – Informacioni juaj nuk do të ndahet me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
4.Ruajtja e të Dhënave – Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.
 
Pajisja me Pëlqimin Tuaj
 
Duke bërë një raportim, ju konfirmoni se:
✅ Keni lexuar dhe kuptuar këtë deklaratë të privatësisë.
✅ Jeni dakord që iSIGURT.al të përpunojë të dhënat tuaja në përputhje me rregullat e sigurisë dhe privatësisë.
✅ Jeni të vetëdijshëm se mund të kërkoni fshirjen ose ndryshimin e të dhënave tuaja në çdo kohë duke kontaktuar qendrën tonë.
 
iSIGURT.al është këtu për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë tuaj në internet.
 
Nëse keni pyetje ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni!