Qëndra Për Internet
Të Sigurt

Lajme, Social Media, TikTok

12/03/2025

Ndalimi i TikTok në Shqipëri kërcënon lirinë e shprehjes përpara zgjedhjeve të përgjithshme

Reagim i përbashkët i SafeJournalists, Media Freedom Rapid Response dhe shoqërisë civile

Lajme

14/02/2025

Vajzat në Shqipëri janë viktimat kryesore të incidenteve online

Raportin Kombëtar për Sigurinë në Internet për periudhën Janar-Dhjetor 2024 tregon se

Lajme

12/02/2025

Deklaratë e Përbashkët: Për themelimin e Rrjetit të Qendrave të Internetit të Sigurt për Fëmijët në Ballkanin Perëndimor

Deklaratë e Përbashkët: Për themelimin e Rrjetit të Qendrave të Internetit të

DITA E INTERNETIT TË SIGURT

Ju ftojmë të përfshiheni në diskutime të nevojshme në mendime rreth rëndësisë së jetës sonë në internet. Krijimi i një hapësire të respektueshme për këto biseda është thelbësore.

11 Shkurt 2025

Zbuloni më shumë dhe përfshihuni

Bëhu pjesë e Fushatës Kombëtare: Së bashku për një internet më të sigurt për fëmijët!

Statistikat e Raportimeve në iSIGURT.al 2015 - 2025

Në iSIGURT.al, ne mbledhim dhe analizojmë raportimet e përdoruesve për të adresuar dhe luftuar format e ndryshme të abuzimit dhe diskriminimit në internet. Këto statistika përfaqësojnë një përmbledhje të sfidave më të shpeshta me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë në hapësirën online, si dhe përpjekjet tona për t’i adresuar ato.

Kategoritë kryesore të raportimeve përfshijnë:

Bulizmi në internet

Raportime për ngacmime dhe sjellje abuzive në rrjetet sociale, aplikacione të komunikimit dhe platforma të tjera digjitale.

Gjuha e urrejtjes

Denoncime për komente ose përmbajtje që nxisin urrejtje dhe përçarje.

Abuzimet seksuale

Raportime për raste të ngacmimeve ose përmbajtjeve me natyrë seksuale që dëmtojnë viktimat.

Raste të denoncuara

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara nga përdoruesit e platformës sonë

Denoncime të zgjidhura

Raste të adresuara dhe të zgjidhura me sukses në bashkëpunim me autoritetet dhe partnerët tanë.

Bulizime ne internet
0
Gjuhe e urrejtjes
0
Abuzime seksuale
0
Raste te denoncuara
0
Denoncime te zgjidhura
0

Këto statistika na ndihmojnë të kuptojmë më mirë sfidat që hasin përdoruesit dhe të përmirësojmë masat për mbrojtjen e tyre. Në iSIGURT.al, qëllimi ynë është të sigurojmë një hapësirë online më të sigurt dhe të ndërgjegjësojmë komunitetin mbi rëndësinë e përdorimit të kujdesshëm të internetit.

Bashkë mund ta bëjmë internetin më të sigurt për të gjithë!

Linja Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët

iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, ka si mision kryesor të saj mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës online, si dhe raportimin e gjuhës së urrejtjes në internet. iSIGURT.al, një shërbim kombëtar i ofruar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, punon që nga viti 2015 për internet të sigurt në Shqipëri, me fokus kryesor raportimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe krimeve ndaj qytetarëve me bazë gjuhën e urrejtjes.

Si të përdorni sinjalin e dorës për të kërkuar ndihmë:

Ky sinjal është një mënyrë diskrete dhe universale për të kërkuar ndihmë në situata të rrezikshme apo emergjente, pa tërhequr shumë vëmendje.
 

 

  • Hapi i parë: Mbaj dorën lart me pëllëmbën të kthyer nga personi që do të të shohë (drejt kamerës, nëse është përmes një videoje).
    Trego gishtin e madh të dorës.

 

  • Hapi i dytë: Blloko gishtin e madh duke mbyllur katër gishtat e tjerë mbi të, duke formuar një grusht.
 

Ky sinjal është krijuar për të qenë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kuptuar. Nëse dikush e sheh këtë sinjal, është një shenjë që personi ka nevojë për ndihmë dhe mund të jetë në rrezik.

Për të gjithë: Nëse e shihni këtë sinjal, ofroni ndihmë në mënyrë diskrete dhe kontaktoni autoritetet nëse është e nevojshme.

Ambasadorët tanë

Deklarata e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave

Duke bërë një raportim në platformën iSIGURT.al – Qendra për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Internetit të Sigurt, ju pranoni dhe bini dakord me rregullat tona të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
 
Mbrojtja e të Dhënave Tuaja
1.Konfidencialiteti – Të gjitha informacionet që dorëzoni trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë.
2.Përdorimi i të Dhënave – Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për trajtimin e raportimit tuaj dhe për përmirësimin e sigurisë në internet.
3.Mosndarja e të Dhënave – Informacioni juaj nuk do të ndahet me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
4.Ruajtja e të Dhënave – Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.
 
Pajisja me Pëlqimin Tuaj
 
Duke bërë një raportim, ju konfirmoni se:
✅ Keni lexuar dhe kuptuar këtë deklaratë të privatësisë.
✅ Jeni dakord që iSIGURT.al të përpunojë të dhënat tuaja në përputhje me rregullat e sigurisë dhe privatësisë.
✅ Jeni të vetëdijshëm se mund të kërkoni fshirjen ose ndryshimin e të dhënave tuaja në çdo kohë duke kontaktuar qendrën tonë.
 
iSIGURT.al është këtu për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë tuaj në internet.
 
Nëse keni pyetje ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni!